Ndërlidhjet

TIRANË


Policia e Shqipërisë thotë se ka arrestuar Ferdinand Kamberin, 42 vjeçar, i cili ishte i dënuar në mungesë, për udhëheqjen e një skeme piramidale. Policia ka kumtuar sot se zoti Kamberi është arrestuar mbrënmë në Durrës. Ai ishte pronar i njërës prej 24 skemave piramidale shkatërrimi i të cilave para nëntë vitesh ka shkaktuar trazira në mbarë Shqipërinë. Ferdinand Kamberi është i dënuar me 18 vjet burgim për vjedhjen e 65 milionë dollarëve nga afro 15 000 investitorë.
XS
SM
MD
LG