Ndërlidhjet

BAGDAD/UASHINGTON


Lideri i lartë shiit irakian, Aziz-al-Hakim ka kërkuar sot unitet sunito-shiit dhe ka ftuar për përmbajtje pas sulmit me bombë në Tempullin e Shenjtë shiit në Samarra të Irakut. Ky sulm, që ndodhi të mërkurën, ka nxitur një valë të dhunës sektare, që ka shkaktuar vrasjen e afro 130 vetëve në mbarë Irakun. Në Uashington presidenti amerikan, George Bush ka përsëritur edhe një herë se Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm këtë akt të terrorit dhe sulmet pasuese në xhamitë e tjera dhe në objektet e shenjta në Irak.
- Ky sulm i pakuptimtë është një fyerje për fenë në mbarë botën. Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm këtë akt qyqar të terrorit dhe sulmet e tjera pasuese në xhamitë e tjera dhe në objektet e shenjta në Irak. Ne do të bëjmë çdo gjë të mundshme për ta ndihmuar qeverinë e Irakut për ti identifikuar dhe për ti sjellë para drejtësisë ata që janë përgjejgës për këto akte terroriste, tha presidenti Bush.
Në Bagdad sot ishte në fuqi ora policore, e shpallur nga Qeveria e Irakut, që synonte ndaljen e dhunës. Raportohet se rrugët e Bagdadit sot ishin pothuajse të zbrazëta.
XS
SM
MD
LG