Ndërlidhjet

PRISHTINË


Drejtori Komercial i Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës, Palokë Berisha deklaroi për media se sot dhe nesër nuk do të ketë reduktime të energjisë elektrike në Kosovë. Ai shpjegoi se situata elektro-energjetike është përmirësuar pas aktivizimit të mbrëmshëm të bllokut B1 të termocentralit Kosova B. Zoti Berisha ka thënë se KEK-u ende importon afro 350 megavat orë energji elektirike dhe kjo gjë mundëson që gjatë kësaj fundjave të mos ketë reduktime. Situata e furnizimit me rrymë në Kosovë u vështirësua jashtë mase kur të enten në mbrëmje për shkak të vërshimeve KEK-u ishte i detyruar që ti shkyqë të gjitha stabilimentet prodhuese në të dy termocentralet.
XS
SM
MD
LG