Ndërlidhjet

BAGDAD/UASHINGTON


Gjatë ditës së sotme në Irak kishte dhunë nga e cila u vranë shumë vetë. Në qytetin Bakuba persona të armatosur kanë vrarë 12 punëtorë. Në Qerbela, qytet i shenjtë shiit, që gjendet në jug të Bagdadit, nga shpërthimi i një makine-bombë janë vrarë së paku katër persona e disa të tjerë janë plagosur. Policia ka thënë se afër një xhamie në jug të Bagdadit, janë gjetur trupat e pajetë të 14 policëve irakianë. Gjatë natës së kaluar afër kësaj xhamie ka pasur luftime ndërmjet policëve dhe personave të armatosur të veshur me rroba të zeza të militantëve shiitë. Kjo dhunë ndodhi përkundër orës policore ditore që edhe sot është në fuqi në Bagdad dhe në tri provinca. Kjo orë policore synon që ta ndalë përshkallëzimin e dhunës ndërmjet myslimanëve sunitë dhe shiitë, që u nxitë nga sulmi me bombë kundër tempullit të shenjtë shiit në Samarra. Mbrëmë vonë në Uashington, presidenti amerikan, Xhorxh Bush tha se situata në Irak mbetet serioze:
- Mund të presim që ditët që vijnë të jenë intensive. Iraku mbetet në situatë serioze. Por unë jam optimist, sepse populli i Irakut i ka paraqitur qartas qëllimet e tij.
XS
SM
MD
LG