Ndërlidhjet

BAGDAD


Të paktën 15 të vdekur dhe 45 të plagosur është bilanci i një sulmi me mortajë në paralagjen jugore të Bagdadit. Nuk është e qartë kush e shkrepi mortajën në paralagjen Dora.
Sulmi ndodhi në kohën e ashpërsimit të dhunës sektare, e cila rrezikon ta zhytë Irakun në luftë civile.
Në Baquba, një i armatosur hapi zjarr ndaj disa të rinjve që po luanin futboll, duke vrarë 2 dhe plagosur 5 të rinj.
Ndërkohë, kleriku radikal shiit, Moktada al-Sadër, i ka ftuar të gjithë irakianët që të bashkohen. Ai tha se nuk "ekziston asnjë dallim" ndërmjet muslimanëve shiitë dhe sunitë, dhe i ftoi të marrin pjesë në një tubim ku do të kërkohet tërheqja e trupave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG