Ndërlidhjet

logo-print

VATIKAN


Papa Benedikti XVI e ka dënuar shkatërrimin e objekteve të adhurimit në Irak.
Duke folur para mijëra besimtarëve në Vatikan, Papa tha se e hedh poshtë dhunimin e vendeve fetare, dhe se lutet për të vdekurit.
Të mërkurën, shpërthimi në tempullin shiit në Samarra nxiti një valë dhune kundër komunitetit sunit në Irak.
Papa gjithashtu e dënoi dhunën fetare në Nigeri, ku javën e kaluar dhjetra njerëz e humbën jetën në përleshjet ndërmjet myslimanëve dhe të krishterëve.
XS
SM
MD
LG