Ndërlidhjet

ÇASHULE:"MAQEDONISË I DUHET PAVARËSIA E KOSOVËS"


Sllobodan ÇASHULE, ish ministër i Jashtëm i Maqedonisë dhe deputet i WMRO


RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Çashule keni bërë thirrje publike që Maqedonia ta mbeshtesë pavarësinë e Kosovës. Pse vlerësoni se ky do të ishte një hap i mirë për rajonin?

SLLOBODAN ÇASHULE
Pikë së pari për faktin që kjo do ta promovonte Maqedoninë si pjesmarrëse në këtë proces, përkatësisht si pjesë të procesit. Kjo do t'i mundësojë që të parashtroj pyetjen e vërtetë, që do të thotë, për çfarë pavarësie kemi të bëjmë? Njëkohësisht ajo do të mund të marrë pjesë në zgjidhjen e sfidës së vërtetë për rajonin, përkatësisht si të integrojmë Koovën në te dhe pastaj si ta integrojm tërë rajoni në Bashkimin Evropian. Maqedonia nuk duhet më të ketë rol pasiv dhe një pozicion të ekuidistancës ndaj një çështjeje që prek edhe atë. Duhet të marrë një rol proaktiv duke kërkuar nga Beogradi që sa më shpejt të pajtohet me pavarësinë e Kosovës, që pastaj të kemi mundësi t'i parashtrojmë kushtet e vërteta të kësaj pavarësie. Këto janë: mosndryshimi i kufinjëve dhe pranimi i tyre, mosmbajtja e ushtrisë, por të një policie me të cilën entiteti kosovar do të kontrrollonte kufinjët dhe në bashkësi me ne të ruajmë sigurin e rajonit; të mos përzihet në punët e brendshme, të obligohet publikisht me dokument zyrtar se nuk do të ketë pretendime teritoriale apo të mos integrohet me vende tjera, pos me Bashkimin Evropian, dhe të ndërtojë një sistem të ngjashëm me Marrëveshjen e Ohrit, që do të garantojë integrim shoqëror, politik dhe ekonomik të të gjitha bashkësive, duke filluar nga ajo shqiptare, serbe, malazeze, boshnjake dhe të popullatës masqedonase gorane në Kosovë.

RADIO EVROPA E LIRË
Ju jeni anëtar në partinë e ish – kryeministrit Ljubço Georgievksi, që politikisht i takon të djathtës. Cili është qëndrimi i sotëm zyrtar i WMRO – Popullores për sa i përket pavarësisë së Kosovës?

SLLOBODAN ÇASHULE
Kjo që e thashë deri më tash është qëndrim i WMRO-Popullores, sepse pozitën e partisë për çështjet e jashtme politike e modeloj unë. Ky qëndrim bazohet mbi një përcaktim strategjik të partisë sonë, i cili na bashkoi të gjithëve. E kam fjalën për Marrëveshjen e Ohrit me të cilën u kodifikuar zgjidhja e çështjes shqiptare në Maqedoni, që e konsideroj çështje të zgjidhur. Mbetet për t'u zgjidhur vetëm çështja shqiptare në Kosovë dhe që mund të bëhet vetëm mbi bazën e pavarësisë.

RADIO EVROPA E LIRË
Në një pjesë të opinionit të Maqedonisë pavarësia e Kosovës është një ankth. A mendoni se kjo është e arsyeshme?

SLLOBODAN ÇASHULE
Do të jetë e aryseshme nëse ndaj kësaj çështje vazhdojmë të sillemi në formë neutrale, pasive dhe frikacake. E arsyeshme do të ishte nëse lejojmë që proceset të nisin në drejtim retrograd, nëse ne me pasivitetin dhe me mosmbështetjen tonë për forcat pro-evropiane të Beogradit dhe Prishtinës, lejojmë që procesin e pavarësisë së Kosovës ta marrin në duart e veta ekstremistët. Nëse mëvetësia e Kosovës kontestohet dhe nëse ajo bëhet peng i një lufte, atëherë vihet në rrezik edhe pavarësia e Maqedonisë, sepse shikuar nga aspekti juridiko – ndërkombëtar, neve na nevojitet pavarësia e Kosovës. Në këtë mënyrë do të konfirmohet edhe mëvetësia e Maqedonisë, sepse ne nuk jemi një shtet i cili është ndarë vetëm nga RSFJ, por ne duheshte të bëjmë një secesion me vetëvendosje të popullit maqedonas edhe nga Serbia.

Intervistoi: Ivan BLAZHEVSKI
XS
SM
MD
LG