Ndërlidhjet

SANTIAGO


Organizata për të Drejtat e Njeriut Amnesty International, i ka ndarë grupit irlandez "U2" çmimin "Ambasadorët e Ndërgjegjes".
Para fillimit të koncertit të "U2" në Santiago, çmimin e dorëzoi presidentja e Kilit Michelle Bachelet, e cila edhe vetë ka qenë e burgosur e ndërgjegjes.
Amnesty International tha se me këtë çmim, "U2" nderohet sepse gjatë dy dekadave, përmes muzikës është angazhuar për të drejtat e njeriut.
XS
SM
MD
LG