Ndërlidhjet

BEOGRAD


I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari sot pasdite qëndron në Beograd për konsultime para vazhdimit të bisedimeve direkte mes Prishtinës dhe Beogradit. Sot dhe nesër Ahtisaari do të bisedojë me zyrtarët më të lartë të Beogradit, kurse më pas do të vizitojë Prishtinën. Zëdhënësja e tij, Hua Jiang tha se pas vizitës në rajon, Ahtisaari do të udhëtojë në Uashington, ku do të takohet me përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe të Fondit Ndërkombëtar Monetar.
XS
SM
MD
LG