Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Zëvendëskryeministri serb, Miroljub Labus, ka deklaruar se shpreson që Ratko Mlladiçi, i kërkuar nga Gjykata e Hagës për ish Jugosllavinë, të arrestohet deri në fund të marsit. Ky është dhe afati kohor i vendosur nga Bashkimi Evropian për Serbinë e Malin e Zi. Në mbledhjen e sotme të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian është kërkuar arrestimi i të akuzuarve nga Gjykata e Hagës në të kundërt do të pezullohen bisedimet për Marrëveshjen e Asocim Stabilizimit.
XS
SM
MD
LG