Ndërlidhjet

BRUKSEL


Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë thënë se po presin informacione konkrete lidhur me përpjekjet ruso-iraniane për të gjetur një zgjidhje alternative për pasurimin e uraniumit për programet bërthamore të Teheranit.
Zyrtarët e të dy vendeve kanë bërë të ditur se kanë rënë dakord në parim që Moska ta furnizojë Teheranin me uranium të pasuruar. Megjithatë Sergei Kirienko, kreu i Agjencisë Federale Bërthamore të Rusisë ka deklaruar se ka ende shumë punë për t'u bërë dhe pak kohë për t'u arritur një marrëveshje.
Nga ana tjetër shefi i diplomacisë iraniane, Mançur Motaki në Tokio ka deklaruar se Irani nuk do heqë dorë nga e drejta për të zhvilluar programet bërthamore për qëllime paqësore.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara besojnë se Irani do ta përdorte uraniumin e pasurur për prodhim të armëve bërthamore.
XS
SM
MD
LG