Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen Petersen, tha sot në Vjenë se UNMIK-u dhe partnerët e tij ndërkombëtarë po përgatiten për nevojat e Kosovës pas zgjidhjes së statusit, ka kumtuar administrata ndërkombëtare në Prishtinë.
Bëhet e ditur se zoti Jessen Petersen ka kryesuar takimin e një Grupi joformal për Kosovën, ku përfshihen dhe Bashkimi Evropian, NATO-ja dhe OSBE-ja.
Jessen Petersen tha se UNMIK-u dhe partnerët e tij ndërkombëtarë "po shënojnë përparim të mirë në përgatitjet për nevojat që Kosova do t'i ketë pas zgjidhjes së statusit". Më tej ai shtoi se "bashkësia ndërkombëtare do bashkëpunojë me qeverinë për ta ndihmuar zhvillimin e Kosovës."
XS
SM
MD
LG