Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Bashkimi Evropian do të zhbllokojë ndihmën bazë për Autoritetin Palestinez për të mënjanuar një krizë financiare. Paketa e ndihmës në fjalë ka një vlerë prej 120 milionë euro.
"Kam njoftuar Komisionin Evropian për paketën e ndihmave bazë për palestinezët. Kjo paketë parasheh të përmbushë nevojat bazë, por edhe të mbështesë qeverinë aktuale derisa qeveria e re të marrë përsipër detyrën", tha Benita Ferrero Waldner, eurokomisionerja për marrëdhënëiet me jashtë.
Fondi është paraparë të paguajë faturat e elektricitetit, ndihmë për sektorin e shëndetësisë e arsimit dhe për rrogat e Qeverisë Palestineze.
XS
SM
MD
LG