Ndërlidhjet

VJENË


Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi i ka deklaruar së përditshmes vjeneze "Standard" se me Serbinë nuk dëshiron të bisedoj për statusin e ardhshëm të Kosovës. Ai është shprehur kundër vënies së çështjes së statusit në rend dite të takimit në Vjenë. "Për këtë temë do të zhvillohen negociata me Bashkësinë ndërkombëtare dhe me Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara", ka thënë kryeministri Kosumi. Mëtutje ai ka theksuar se bisedimet me Beogradin duhet të përqendrohen në decentralizim, në trashëgiminë fetare e kulturore, në arsimin e serbëve të Kosovës, në marrëdhëniet e tyre me Beogradin e të tjera. Zoti Kosumi ka thënë se është kundër konceptit të Beogradit që decentralizimi duhet të zbatohet sipas kritereve etnike.
XS
SM
MD
LG