Ndërlidhjet

TIRANË


Në takimin e sotëm në Durrës, kryeministri Shqipërisë, Sali Berisha, ai i Kroacisë, Ivo Sanader dhe kryeministri i Maqedonisë, Vllado Buçkovski do të diskutojnë për bashkëpunimin rajonal dhe për çështjen e integrimeve evro-atlantike. Në vitin 2003, Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia nënshkruan marrëveshjen Adriatiku 3, që ishte e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, me të cilën synohej zhvillimi i strategjisë së përbashkët ushtarake në përpjekjet për anëtarësim në NATO.
Të tri vendet shpresojnë që këtë vit, në samitin e aleancës, të do të ftohen për t'u bërë anëtarë të plotë të NATO-s. Por, Aleanca ka paralajmëruar se zgjerimi i mëtejmë nuk mund të pritet para vitit 2008.
XS
SM
MD
LG