Ndërlidhjet

BAGDAD


Sot në mbarë Irakun ndodhën incidente nga të cilat u vranë shumë vetë. Nga disa shpërthime, që tronditën Bagdadin, janë vrarë së paku 15 persona dhe janë plagosur shumë të tjerë, ka njoftuar një zyrtar i lartë i policisë. Ushtria britanike ka kumtuar se në Amara, në juglindje të Bagdadit, janë vrarë dy pjesëtarë të saj. Në qytetin Tarfaya, afër Bakubës, armata e Irakut ka gjetur nëntë trupa të pajetë, të qëlluar me armë zjarri. Zyrtarët kanë thënë se nuk është e qartë se kur ishin vrarë këto viktima. Sulmi me bombë në Tempullin e shenjtë shiit në Samarra, javën e kaluar, ka nxitur një valë të dhunës nga e cila u vranë së paku 200 vetë. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa në Bagdad dhe në disa qytete të tjera, gjatë natës, ende është në fuqi ora policore.
XS
SM
MD
LG