Ndërlidhjet

VJENË


Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, i ka deklaruar së përditshmes vjeneze "Standard", se me Serbinë nuk dëshiron të bisedojë për statusin e ardhshëm të Kosovës. Ai është shprehur kundër vënies së çështjes së statusit në rendin e ditës të takimit në Vjenë. "Për këtë temë do të zhvillohen negociata me bashkësinë ndërkombëtare dhe me Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara", ka thënë kryeministri Kosumi. Ai ka theksuar gjithashtu se bisedimet me Beogradin duhet të përqëndrohen në decentralizim, në trashëgiminë fetare e kulturore, në arsimin e serbëve të Kosovës, në marrëdhëniet e tyre me Beogradin, e të tjera. Kryeministri Kosumi ka thënë se është kundër konceptit të Beogradit që decentralizimi të zbatohet sipas kritereve etnike.
XS
SM
MD
LG