Ndërlidhjet

STOKHOLM


Gripi i shpezëve po vazhdon të përhapet në shumë vende. Raste të reja janë zbuluar në Suedi, Gjermani dhe Rusi. Ministria suedeze e Bujqësisë konfirmoi sot se ka zbuluar disa raste të "një forme të gripit" tek zogjtë shtegtarë në bregun juglindor të vendit, duke thënë se duket të jetë virusi H5N1.
Ndërkaq, zyrtarët gjermanë njoftuan për zbulimin e rasteve të reja të gripit, në landin jugor të Bavarësisë.
Virusi po ashtu është zbuluar edhe te një fermë pulash në rajonin Krasnodar të Rusisë. Ministria ruse e Situatave Emergjente tha se gjatë 24 orëve të fundit kanë ngordhur 20 mijë pula, kurse mbi 100 mijë gjatë javës së kaluar.
XS
SM
MD
LG