Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Policia britanike ka konfirmuar se plaçkitja e javës së kaluar në jug të Anglisë, ishte më e madhja në historinë e këtij vendi. Plaçkitësit, të veshur si policë, kishin marrë mbi 92 milionë dollarë. Një zëdhënës i policisë tha se kërkimi i plaçkitësve po vazhdon me shpejtësi, ndërsa deri më tani, të arrestuar janë katër vetë. Për informata që do të çonin në gjetjen e parave të vjedhura është shpallur shpërblimi prej 3 milionë dollarësh.
XS
SM
MD
LG