Ndërlidhjet

BRUKSEL


Shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, ka biseduar sot në Bruksel me zyrtarët më të lartë të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian, lidhur me aranzhimet ndërkombëtare pas zgjidhjes së statusit të Kosovës. Ai është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hoop Scheffer, me të cilin është pajtuar sa i përket nevojës për prani të trupave të Aleancës në Kosovë, edhe pas statusit, kurse me Perfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Havier Solana, ka biseduar për rolin e ardhshëm të BE-së në Kosovë. Zoti Petersen tha se bashkësia ndërkombëtare tashmë ka hyrë në diskutimet për fazën pas statusit, dhe, sipas tij, është e qartë se BE-ja do të ketë rolin kryesor në këtë fazë. Shefi i UNMIK-ut tha se pas definimit të statusit nuk do të ketë EUMIK, mirëpo ende nuk dihet se çfarë forme do të ketë përfaqësuesi ndërkombëtar për Kosovën.
XS
SM
MD
LG