Ndërlidhjet

HAGË


Përfaqësuesit e Bosnjë-Hercegovinës shfaqën sot para Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë një videoregjistrim për vrasjen e 6 muslimanëve në Srebrenicë, nga njësiti paramilitar Shkorpionët, me pretendimin se Republika Federale e Jugosllavisë ishte përgjegjëse për gjenocidin në Srebrenicë.
Avokati holandez, Fon Van den Bisen, tha se Shkorpionët në atë kohë ishin njësi në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ndërsa pohimin e mbështeti me urdhërin e ish-ministrit të Brendshëm të Republikës serbe të Bosnjës, Tomisllav Kovaç, që para sulmit, në rrethinën e Srebrenicës të transferoheshin edhe njësitet e Ministrisë së Brendshme të Serbisë.
XS
SM
MD
LG