Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ambasadori i Britanisë së Madhe, Dejvid Gauen ka deklaruar se duhet të kuptohet "shumë seriozisht" vërejtja e Këshillit të Ministrave të BE se bisedimet me unionin Serbi – Mali i Zi do të ndërpriten nëse nuk realizohet bashkëpunim i plotë me Tribunalin e Hagës. Këto komente zoti Gauen i bëri para gazetarëve në Beograd. Ai mëtutje tha se vitit 2006 është i rëndësishëm për unionin Serbi – Mali i Zi dhe shprehu besimin e tij se autoritetet në Beograd do ta gjejnë Ratko Malldiqin dhe do ta dorëzojnë në Tribunalin e Hagës, që sipas tij, është kusht për të ardhmen evropiane të Serbisë.
XS
SM
MD
LG