Ndërlidhjet

KABUL


Presidenti amerikan, George Bush tha sot se beson se lideri i rrjetit Al-Kaidës, Osama bin Laden do të sillet para drejtësisë. Këto komente presidenti Bush i bëri në një konferencë për shtyp në Kabul, pas takimit me presidentin e Afganistanit, Hamid Karzai. Vizita e presidentit amerikan në Afganistan nuk ishte paralajmëruar. Zoti Bush tha se forcat amerikane dhe ato aleate po e kërkojnë bin Ladenin, përgjatë kufirit asë bashku me trupat e Afganistanit dhe të Pakistanit.
"Ne po bëjmë progres në shkatërrimin e Al-Kaidës. Ngadalë por në mënyrë të sigurtë ne po i sjellim njerëzit para drejtësisë dhe bota është më e mirë si rezultat i progresit tonë të vazhdueshëm", tha presidenti Bush. Ai mëtutje tha se Shtetet e Bashkuara janë krenare me progresin e Afganistanit përkundër ballafaqimit me rritjen e dhunës. Presidenti Hamid Karzai theksoi mbështetjen e madhe që presidenti Bush dhe Shtertet e Bashkuara i kanë dhënë Afganistanit.
"Ky është një moment i mrekulluesh për ne në Afganistan, ku gjendet miku ynë i madh dhe njeriu që na ndihmoi të çlirohemi dhe të lëvizim kah ardhmëria," tha presidenti Karzai.
Është paralajmëruar se presidenti amerikan, George Bush sot më vonë gjatë ditës do të arrijë në Nju Delhi të Indisë.
XS
SM
MD
LG