Ndërlidhjet

BAGDAD


Së paku 30 vetë janë vrarë nga dhuna e sotme në Bagdad. Policia thotë se nga shpërthimet e bombave në tri pjesë të ndryshme të qytetit janë vrarë së paku 26 persona dhe janë plagosur shumë të tjerë. Katër vetë u vranë pasi shtëpitë e tyre u goditën nga predhat. Dhuna sektare në Irak shënoi rritje pas sulmit me bombë në tempullin e Shenjtë shiit në Samarra para disa ditësh. Agjencitë e lajmeve raportojnë se gjatë ditës së djeshme u vranë së paku 60 vetë.
XS
SM
MD
LG