Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi dha dorëheqje. "Po jap dorëheqje në interes të progresit të përgjithshëm", tha zoti Kosumi para gazetarëve. Ai mëtutje u shpreh se "qeveria, gjatë një viti të punës së saj, ka arritur shumë suksese, e më i madhi është fillimi i negociatave". Zoti Kosumi u shpreh se si kryeministër "ka punuar për krijimin e Kosovës demokratike dhe të pavarur". Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për postin e kryeministrit të ri të Kosovës, ka nominuar Agim Çekun.
XS
SM
MD
LG