Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Autoritetet e Serbisë kanë arrestuar dy persona të dyshuar se janë përgjegjës për vrasjen e tre shtetasve amerikanë, me prejardhje nga Kosova, gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, ka njoftuar një gjyq në Beograd. Është thënë se identiteti i këtyre personave nuk është bërë i ditur "në interes të hetimeve që po zhvillohen". Trupat e pajetë të vëllëzërve Ylli, Mehmet dhe Agron Bytyçi janë gjetur në vitin 2001 në një varrezë masive në Serbi, me kufomat e tjera të shqiptarëve të vrarë nga trupat qeveritare serbe gjatë luftës në Kosovë. Trupat e tre vëllëzërve Bytyçi ishin identifikuar nga një ekip i agjencisë amerikane FBI.
XS
SM
MD
LG