Ndërlidhjet

BAGDAD


Ish presidenti i Irakut, Saddam Hussein ka pranuar sot se kishte urdhëruar gjykimin e një numri të personave të përkatësisë shiite në vitet e 80-ta dhe shkatërrimin e fermave të tyre pasi ata persona ishin ekzekutuar. Por, ai në seancën e sotme gjyqësore, këmbënguli se këtë e kishte bërë në harmoni me ligjin. Ai kërkoi nga gjykata që ti liroj të akuzuarit e tjerë, pasi, siç u shpreh, për këto zhvillime ishte përgjegjës vetëm ai. Ish lideri i Irakut, së bashku me shtatë ish bashkëpunëtorë të tij, akuzohet për krime kundër njerëzimit lidhur me vrasjen e 148 pjesëtarëve shiitë në fshatin Xhujail, në vitin 1982, pas një përpjekjeje të dështuar për atentat kundër Saddam Husseinit.
XS
SM
MD
LG