Ndërlidhjet

MOSKË


Shefi i ekipit iranian për bisedimet bërthamore, Ali Larijani, i akuzoi sot Shtetet e Bashkuara se po përpiqen ta pengojnë marrëveshjen rreth propozimit të Rusisë për pasurimin e uraniumit. "Insistimi i Shteteve të Bashkuara për dërgimin e çështjes në Këshill të Sigurimit e bën të pamundur arritjen e marrëveshjes", tha Larijani, pas bisedimeve të sotme në Moskë rreth propozimit të Rusisë për një projekt të përbashkët të pasurimit të uraniumit. Nuk është caktuar ndonjë datë tjetër për vazhdimin e bisedimeve, ndërsa nesër në Vjenë, Larijani do të takohet me ministrat e Jashtëm të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë.
XS
SM
MD
LG