Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Kryenegociatori ndërkombëtar për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari, ka vazhduar ditën e dytë të vizitës në Kosovë. Ai ka qëndruar në Lipjan ku është takuar me përfaqësues të strukturave komunale, me udhëheqës fetarë dhe qytetarë shqiptarë e serbë. Ahtisaari i ka ftuar serbët e Kosovës që për të mirën e tyre të hyjnë në institucionet e Kosovës, derisa ka shtuar se gjendja e pakicave dhe decentralizimi janë çështje që do zgjidhen para vendosjes së statusit.
Ish presidenti finlandez është takuar dhe me drejtuesit e komunave me shumicë serbe. Përfaqësuesit e Zubin Potokut kanë kërkuar nga zoti Ahtisaari autonomi për komunat serbe, sidomos në fushat e policisë dhe gjyqësisë. Ahtisaari nga ana e tij u ka thënë se nuk është ai që vendos për statusin, por Këshilli i Sigurimit, ndonëse do t'i merrte parasysh kërkesat e tyre.
XS
SM
MD
LG