Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë arrestuar sot herët në mengjës në Kondovë të Shkupit gjatë një aksioni të forcave policore maqedonase për kapjen e një grupi të dyshuar për kryerjen e shumë veprave kriminale, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.
"Shtetasi i Maqedonisë, Enver Xhaferi 27 vjeç është vrarë derisa po tentonte të sulmonte policinë me bombë dore ndërsa shtetasi Fatmir Luri, 24 vjeç është plagosur rëndë kur tentoi të hapte zjarr në drejtim të policisë” tha zëdhënësi i policisë, Goran Pavllovski.
Gjatë aksionit, sipas të njëjtave burime, është arrestuar edhe shtetasi nga Shqipëria Sokol Bega, 31 vjeç.
Ministria e Punëve të Brendshme tha se aksioni nuk kishte prapavijë etnike, por ishte i drejtuar kundër elementeve kriminale që veprojnë në Kondovë.
XS
SM
MD
LG