Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari ka vazhduar sot ditën e dytë të vizitës në Kosovë. Ai ka vizituar komunën e Lipjanit, ka biseduar me përfaqësues komunitetesh dhe me kryetarë të komunave të Kosovës.
Përderisa kryetarët shqiptarë të komunave të Kosovës i kanë premtuar zotit Ahtisari jetësimin e projektit të decentralizimit për të cilin është diskutuar në Vjenë, kryetarët e komunave me shumicë serbe kanë kërkuar nga ai autonomi në gjyqësi dhe polici për komunat e tyre. Ahtisaari nga ana e tij u ka thënë se nuk është ai që vendos për statusin, por Këshilli i Sigurimit, ndonëse do t'i merrte parasysh kërkesat e tyre.
Njëherësh ai i ka ftuar serbët që të bëhen pjesë e institucioneve, në mënyrë që të mund t’i realizojnë të drejtat e tyre.
XS
SM
MD
LG