Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ministrja e jashtme suedeze, Lejla Frejvalds tha gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë se "udhëheqësit kosovarë duhet ta kuptojnë se e ardhmja e Kosovës varet prej tyre. Pavarësisht epilogut të negociatave duhet të sigurohet mbrojtja e pakicave". Pas takimit me presidentin Fatmir Sejdiu, Frejvalds tha se shpreson që udhëheqësit e Kosovës do vazhdojnë të punojnë në gjetjen e "një zgjidhje të pranueshme nga të gjithë për krijimin e një të ardhme të mirë për Kosovën dhe të gjithë ata që jetojnë aty".
Presidenti Sejdiu vlerësoi se në kushtet kur "qytetarët dhe institucionet kanë vizion të qartë për statusin politik dhe pavarësinë e Kosovës, është e rëndësishme të sigurohet zhvillimi ekonomik i Kosovës", për të cilin Suedia mund të ndihmojë shumë.
Shefja e diplomacisë suedeze është takuar dhe me kreun e PDK-së, Hashim Thaçin.
XS
SM
MD
LG