Ndërlidhjet

KARAÇI


Nga një sulm vetvrasës në Karaçi të Pakistanit kanë humbur jetën katër persona, mes të cilëve dhe një diplomat amerikan. Sulmi ndodhi pranë konsullatës amerikane në këtë qytet. Deri tani askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit që ndodhi në prag të vizitës së presidentit amerikan Bush.
Bush ka përsëritur vendosmërinë e tij për ta zhvilluar këtë vizitë.
"Terroristët dhe vrasësit nuk do më ndalojnë që të shkojë në Pakistan. Kjo është një vizitë e rëndësishme, pasi është e rëndësishme të bisedojmë me presidentin Musharaf për luftën kundër terrorizmit", tha Bush i cili gjendet për vizitë në Indi.
XS
SM
MD
LG