Ndërlidhjet

PRAGË


Presidenti rus, Vladimir Putin ka përfunduar vizitën në Hungari dhe Çeki.
Gjatë këtyre vizitave Putin tha se Rusia ndjen "përgjegjësi morale" për pushtimin sovjetik të dy vendeve në vitet 1956 dhe 1968, por ka shtuar se Moska nuk ka përgjegjësi ligjore për ato pushtime.
Vizita e Putinit u shoqërua me kritika nga ish presidenti dhe disidenti çek Vasllav Havel. Havel së bashku me personalitete ndërkombëtare ka botuar një editorial ku kritikoheshin politikat ruse në Çeçeni.
XS
SM
MD
LG