Ndërlidhjet

MOSKË


Një delegacion i grupit militant palestinez, Hamas ka arritur në Moskë për bisedime të nivelit të lartë. Kjo vizitë është e para e Hamasit në planin ndërkombëtar, që nga fitorja e tyre në zgjedhjet e përgjithshme palestineze.
"Ne do dëgjojmë pozicionin rus dhe do sqarojmë qëndrimin tonë se problemi asnjëherë nuk ka qenë tek populli palestinez, por tek pushtimi. Ne duam një vend në rajon ku të jetojmë, por kjo nuk mund të bëhet pa larguar pushtuesin", tha drejtuesi i delegacionit të Hamasit, Khalid Mishal.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e shohin Hamasin si organizatë terroriste. Në shkëmbim të bashkëpunimit ato i kanë kërkuar Hamasit të heqë dorë nga dhuna dhe të njohë shtetin e Izraelit. Asnjë nga kushtet nuk është pranuar.
XS
SM
MD
LG