Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush është nisur në Pakistan, ndërkohë që mijëra protestues kanë demonstruar kundër karikaturave të Profetit Muhamed dhe kundër vizitës së presidentit amerikan.
Bush mbërrin në Pakistan pas vizitave në Afganistan dhe në Indi, ku në Nju Delhi nënshkroi marrëveshje, me të cilën Indisë i mundësohet qasja në materialet dhe teknologjinë bërthamore civile amerikane.
Protestat e sotme në qytetet e Pakistanit mbahen një ditë pasi një sulmues vetëvrasës e hodhi automjetin në erë, duke lënë të vrarë një diplomat amerikan dhe tre të tjerë.
Para largimit nga India, Bush u takua me biznesmenë vendas në Hiderabad, qytet që njihet për zhvillimin teknologjik.
"Kur Amerika e sheh Indinë, ajo duhet të shohë aty një partner strategjik në ruajtjen e paqes, një demokraci të madhe, e aftë të ketë njerëz me besime të ndryshme që jetojnë së bashku dhe një mundësi të mrekullueshme për të bërë tregti së bashku", tha presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG