Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i zyrës amerikane në Prishtinë Philip Goldberg i ka mohuar akuzat se ai ka lidhje me ndryshimet e fundit në krye të institucioneve të Kosovës.
Goldberg tha se është fatkeqe që dikush synon ta akuzojë Zyrën amerikane apo ta përfshijë Zyrën amerikane në ato që janë çështje të brendshme të Kosovës.
"Zyra amerikane konsultohet përditë lidhur me zhvillimet në Kosovë dhe ne jemi të lumtur që kërkohen pikëpamjet tona, të cilat ndonjëherë pranohen, e ndonjëherë nuk pranohen", tha Goldberg.
"Vendimet e marra këtu janë demokratike dhe të marra nga partitë politike që janë anëtare të një koalicioni. Ato vendime u takojnë atyre, prandaj është fatkeqe që Shtetet e Bashkuara të futen aty", tha kryediplomati amerikan në Prishtinë, pas një takimi me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu.
XS
SM
MD
LG