Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Presidenti George Bush mbërriti në Pakistan, pas vizitave tre ditëshe në Indi dhe Afganistan.
Më parë, presidenti amerikan u bëri thirrje demokracive të mbarë botës që të punojnë së bashku për të përhapur lirinë anekënd globit. Bush i bëri këto komente në një fjalim në Nju Delhi, para largimit nga India. Ai vërejti se për dallim nga indianët dhe amerikanët, shumë popuj të botës nuk jetojnë në demokraci.
"Popujt tanë nuk duhet të shtiren se njerëzit e këtyre vendeve e parapëlqejnë skllavërimin. Ne duhet t'u qëndrojmë pranë reformatorëve, disidentëve dhe organizatave civile për ta përshpejtuar ditën kur njerëzit nga këto vende do ta përcaktojnë fatin e tyre dhe do t'i zgjedhin udhëheqësit e tyre. Këta njerëz nuk mund ta fitojnë lirinë brenda natës, por historia është në anën e tyre", tha presidenti amerikan.
Më parë Bush u takua me biznesmenë vendas në Hiderabad, qytet që njihet për zhvillimin e teknologjisë. Vizita u shënua me protesta në pjesën e qytetit të banuar me myslimanë.
XS
SM
MD
LG