Ndërlidhjet

MOSKË


Udhëheqësi politik i grupit militant palestinez Hamas tha se Izraeli duhet të tërhiqet nga territoret e pushtuara në vitin 1967 dhe të lejojë kthimin e palestinezëve, nëqoftëse dëshiron paqe.
Khalid Mish'al i bëri këto komente në një konferencë për shtyp në Moskë pas bisedimeve me zyrtarët rusë, përfshirë ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov.
Më parë, Lavrov e paralajmëroi delegacionin e Hamasit se grupi nuk do të ketë ardhmëri nëse nuk transformohet në institucion politik.
Lavrov gjithashtu i kërkoi Hamasit t'u përmbahet të gjitha marrëveshjeve të mëparshme të autoriteteve palestineze dhe Izraelit.
XS
SM
MD
LG