Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha pas takimit me presidentin e Pakistanit, Pervez Musharraf se dy vendet janë zotuar ta forcojnë bashkëpunimin në luftën e tyre kundër terrorizmit.
Presidenti Bush i bëri këto komente në konferencën e përbashkët për shtyp me Musharrafin në Islamabad.
"Zoti President dhe unë e riafirmuam përkushtimin tonë të përbashkët për partneritet të përhershëm strategjik, dhe ky partneritet fillon me bashkëpunimin e ngushtë në luftën kundër terrorit", tha Bush.
Ai megjithate paralajmëroi se ka edhe "shumë punë për të bërë" që të mundet rrjeti terrorist Al Kaida.
Musharraf gjithashtu e lëvdoi partneritetin e ngushtë midis dy vendeve dhe bëri thirrje për angazhim më të madh amerikan në zgjidhjen e kontestit të Kashmirit midis Indisë dhe Pakistanit.
Vizita e presidentit Bush në Pakistan zhvillohet nën masa të papara sigurie. Forcat pakistaneze të sigurisë kanë arrestuar qindra aktivistë të opozitës.
XS
SM
MD
LG