Ndërlidhjet

PODGORICË


Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq ka vlerësuar se modeli që 55% e zgjedhësve të votojnë pro pavarësisë nuk është "i rrezikshëm" nga pikëpamja e rezultatit dhe opcionit të fitores së pavarësisë.
Vujanoviq ka thënë se modeli që ka ofruar Bashkimi Evropian, ndonëse është "i padrejtë", paraqet "masë kompromisi" midis pushtetit dhe opozitës në Mal të Zi dhe "garanton legjitimitetin" e referendumit.
Presidenti malazez ka vlerësuar se Podgorica zyrtare nuk ka mundur ta refuzojë propozimin e Brukselit, sepse në atë rast rezultati i referendumit nuk do të pranohej nga Bashkimi Evropian, Beogradi dhe opozita në Mal të Zi.
XS
SM
MD
LG