Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Presidenti amerikan George Bush tha pas takimit me presidentin e Pakistanit, Pervez Musharraf se dy vendet janë zotuar ta forcojnë bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit. Por Bush tha se dy vendet duhet më shpejt t'i ndajnë informatat për ta luftuar rrjetin terrorist Al Kaida.
"Ka edhe shumë punë për të bërë që të mundet Al Kaida. Presidenti dhe unë e dimë këtë. Mënyra më e mirë për ta mundur Al Kaidën është që të ndahen informatat e kundërzbulimit", tha presidenti Bush. Më tej ai theksoi se ka nevojë për më shumë reforma demokratike në Pakistan.
Musharraf nga ana e tij e riafirmoi përkushtimin e Pakistanit për të mbështetur luftën kundër terrorizmit. Ai gjithashtu e lavdëroi partneritetin e ngushtë midis dy vendeve dhe bëri thirrje për angazhim më të madh amerikan në zgjidhjen e kontestit të Kashmirit mes Indisë dhe Pakistanit.
Pas takimit me Musharafin Bush ka marrë mësime të lojës së kriketit nga lojtarët më të mirë pakistanezë në prani të një grupi nxënësish.
XS
SM
MD
LG