Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të bëjë ndryshime në radhët e ministrave të saj në kabinetin qeveritar. Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media. Mandatarit për formimin e qeverisë së re, Agim Çekut, Aleanca ia ka propozuar sërish katër emrat e njëjtë të ministrave, të cilët kanë punuar deri më tani edhe në Qeverinë Kosumi. Po ashtu, kjo parti u ka dhënë mbështetje dhe dy ministrave nga radhët e komuniteteve që të vazhdojnë punën e tyre.
XS
SM
MD
LG