Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara i përgënjështruan njoftimet se Uashingtoni dhe Londra po planifikojnë që deri në pranverë të vitit të ardhshëm t'i tërheqin të gjitha trupat nga Iraku. Zëdhënësi i Pentagonit, Pol Suirgoz, citohet nga agjencia Reuters, të ketë thënë se nuk janë bërë plane të tilla.
Gazeta britanike "Sunday Telegraph", në numrin e sotëm, citon burime anonime të ministrisë së Mbrojtjes të kenë thënë se Uashingtoni dhe Londra po e planifikojnë tërheqjen pasi prania e trupave të huaja po e pamundëson vendosjen e paqes në Irak.
XS
SM
MD
LG