Ndërlidhjet

logo-print

PEKIN


Kryeministri i Kinës, Ven Xhiabo, sot, në hapje të sesionit vjetor të Kongresit Popullor, që është kuvendi formal i Partisë Komuniste në pushtet, bëri thirrje për zhdukjen e pabarazisë dhe përmirësimin e jetës së 800 milionë fshatarëve. Ai tha se qeveria qendrore do t'i ndajë 42 miliardë dollarë në mbështetje të politikës për zhvillimin e "fshatit të ri socialist". "Duhet të bëjmë përpjekje maksimale që ta përmirësojmë drejtimin e investimeve tona, të përqëndrohemi në ndërtimin e infrastrukturës së fshatrave", tha kryeministri Xhiabo.
XS
SM
MD
LG