Ndërlidhjet

PRAGË


Nga pjesë të ndryshme të botës sot janë raportuar raste të reja të gripit të shpezëve. Në Evropë, Polonia konfirmoi rastin e parë të zbuluara te dy mjellma të ngordhura në brigjet e lumit Vistula, në pjesën qendrore të vendit.
Edhe Rumania ka zbuluar raste të reja në një fshat afër lumit Danub. Kurse, në Azerbejxhan po zhvillohen hetime rreth vdekjes së dy fëmijëve, nëse ajo është shkaktuar nga infektimi me virusin e gripit.
Në Azi, Indonezia ka urdhëruar që në të gjitha zonat e prekura të organizohet vaksinim masiv me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes.
Kina konfirmoi se një person në jug të vendit ka vdekur nga virusi H5N1.
XS
SM
MD
LG