Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kanë përgënjeshtruar raportet që thonë se ato së bashku me Britaninë e Madhe po planifikojnë tërheqjen e të gjitha trupave të tyre nga Iraku, në pranverën e vitit 2007. Agjencia Reuters transmeton fjalët e një zëdhënësi të Pentagonit dhe të një zyrtari të ushtrisë amerikane në Irak, se plane të këtilla nuk janë bërë. Gazeta britanike "Sunday Telegraph", duke cituar burime të paidentifikuara të ministrisë së mbrojtjes, sot informon se qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe ajo britanike, po bëjnë plane për tërheqje pasi pranuan se prania e trupave të jashtme në Irak, tash është pengesë e madhe për sigurimin e paqes në këtë vend.
XS
SM
MD
LG