Ndërlidhjet

PRAGË


Sot është raportuar për raste të reja të gripit të shpezëve. Në Poloni është konfirmaur se shkak i ngordhjes së dy mjellmave në lumin Vistula në Poloninë qendrore ishte visrusi i gripit të shpezëve. Në Rumani janë gjetur raste të dyshimta të këtij virusi në lumin Danub, në rrethin Kalarasi. Në Azerbajxhan po bëhen analiza pasi dyshohet se vdekja e një të riu nga pneumonia mund të ketë lidhje me infektimin me virusin e gripit të shpezëve. Në Kinë është konfirmuar se në provincën Guangdong një person ka vdekur nga virusi H5N1.
XS
SM
MD
LG