Ndërlidhjet

TEHERAN


Zyrtari i lartë për energji bërthamore, Ali Larijani tha sot se Irani nuk do ti ndalë kërkimet bërthamore edhe nëse për këtë çështje diskutohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për sanksione të mundshme. "Nëse për rastin bërthamor të Iranit referohet në Këshillin e Sigurimit, atëherë pasurimi i uraniumit do të vazhdoj", tha zoti Larijani. Këto komente u bënë një ditë para takimit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike në Vjenë, ku do të diskutohet për mundësinë që Irani ti paraqitet Këshillit të Sigurimit. Sot, ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, John Bolton tërhoqi vërejtjen se Irani ballafaqohet me pasoja të dhembshme nëse i vazhdon veprimtaritë e tij bërthamore.
XS
SM
MD
LG