Ndërlidhjet

XHAKARTË


Federata Botërore e Futbollit, FIFA do ti injoroj ftesat që Irani të përjashtohet nga Kampionati i sivjemë botëror për shkak të veprimtarive bërthamore. Zëdhënësi i FIFA-s, Emmanuel Maradas tha sot se "FIFA nuk ka asgjë të përbashkët me politikë". Ai mëtutje theksoi se "Irani është anëtar i FIFA-s dhe se është kualifikuar për Kupën Botërore prandaj ata do të luajnë futboll për të mirën e popullit iranian dhe për paqe". Takimin e tij të parë në Gjermani, Irani e zhvillon kundër Meksikos më 11 qershor të këtij viti.
XS
SM
MD
LG